Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthaus, ka komentuar eliminimin e Gjermanisë nga Paraguai në fazën e 1/16 së finales të Botërorit 2026, duke thënë se skuadra u përball me probleme serioze edhe jashtë fushës së lojës.
Ish-kapiteni i Gjermanisë, kampion bote në vitin 1990, deklaroi në emisionin e tij në BILD se në kombëtare ishin krijuar tensione të brendshme për shkak të organizimit dhe trajtimit të familjarëve të futbollistëve. “Ka shumë gjëra për t’u analizuar, si në fushë ashtu edhe jashtë saj.
Kishte probleme që lidhen me gratë, familjet, fluturimet dhe organizimin në përgjithësi”, u shpreh Matthaus. Ai zbuloi se pakënaqësitë mes lojtarëve u shtuan pasi disa familjarë gëzonin privilegje që të tjerët nuk i kishin. “Një lojtar ishte i zemëruar me një tjetër, sepse nënës së njërit iu lejua të udhëtonte me avion, ashtu sikur edhe gruas dhe fqëmijëve të një lojtari tjetër.
Ndërkohë, familjet e lojtarëve të tjerë duhej të udhëtonin me fluturime komerciale”, tha ai. Sipas Matthaus, prania e hershme e familjeve në Shtetet e Bashkuara nuk ishte vendimi i duhur. “Ata nuk kishin qenë as dy javë në SHBA dhe familjet tashmë ndodheshin atje.
Ato do të duhej të vinin vetëm në çerekfinale, kur ekipi të kishte arritur diçka të rëndësishme”, përfundoi ish-futbollisti gjerman.
