Trajneri i Kongos e merr vesh në konferencë për shtyp se i ka vdekur

0%

Shpërndaje në: Trajneri i Republikës Demokratike të Kongos, Sebastien Desabre, përjetoi një moment tronditës pas humbjes ndaj Anglia të mërkurën në Kampionatin Botëror, kur gjatë konferencës për shtyp u njoftua publikisht për vdekjen e babait.

Kongo u mposht me rezultat 2:1 nga Anglia, me Harry Kane që realizoi dy golat e fitores, duke e kualifikuar ekipin anglez në fazën e 16 më të mirave, ku do të përballet me Meksikën. Megjithatë, pas ndeshjes, vëmendja u zhvendos nga futbolli te ngjarja tragjike. Në fund të konferencës për shtyp, zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Kongos ndërhyri për të bërë një njoftim të papritur.

“Faleminderit. Dëshirojmë të njoftojmë se përzgjedhësi ka humbur babanë e tij. I shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta”, ka thënë ai në gjuhën frënge. Pas këtij njoftimi, konferenca u ndërpre menjëherë. Desabre u shfaq i tronditur nga mënyra se si u bë publik lajmi dhe, pasi falënderoi shkurtimisht, u largua nga salla.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

VIDEO: 🌍⚽️C’est comme que le Coach Sébastien Desabre a appris la disparition de son père ! #Mondial2026 #Desabre #RDC 🇨🇩 pic.twitter.com/P3ktvOajNo — Jenovic Mbowa (@jenovicmbowa1) July 1, 2026

Burimi: Koha