Të shtëna me armë pas mesnate në Prizren, Policia gjen tri gëzhoja në

0%

Të shtëna me armë zjarri kanë alarmuar banorët e një lagjeje në Prizren në orët e para të mëngjesit, duke nxitur reagimin e menjëhershëm të Policisë, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti është raportuar rreth orës në rrugën “Ulqini”, pasi një qytetar njoftoi Policinë se kishte dëgjuar disa të shtëna që dyshohej se ishin shkrepur me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, patrulla policore, së bashku me mbikëqyrësin e ndërrimit, ka dalë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit janë gjetur tri gëzhoja të armës së zjarrit. Gëzhojat janë sekuestruar nga njësia e krim-teknikës dhe do t’i nënshtrohen ekzaminimeve forenzike.

Me konsultim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Gjuajtje me armë”. Identiteti i personit që dyshohet se ka shtënë me armë ende nuk dihet, ndërsa Policia po vazhdon hetimet për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com