Ekskluzive | Zhduket 12-vjeçarja, Policia e gjen me një 20-vjeçar –

0%

Një rast tejet i rëndë që përfshin një të mitur ka alarmuar autoritetet në Prishtinë, pasi një vajzë 12-vjeçare u raportua e zhdukur nga familja, ndërsa më pas u lokalizua në shoqërinë e një 20-vjeçari, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se gjithçka nisi kur nëna e vajzës iu drejtua Policisë, duke raportuar se e bija ishte larguar nga shtëpia dhe nuk pranonte të kthehej.

Ajo kishte dyshime se e mitura po qëndronte me një person në moshë madhore. Pas denoncimit, Policia ndërmori veprime të menjëhershme operativo-hetimore, duke arritur ta lokalizojë të miturën dhe personin që dyshohet se ishte me të.

Në kuadër të procedurave hetimore, e mitura është intervistuar nga përfaqësuesit e Qendrës për Punë Sociale, ndërsa i dyshuari, me inicialet E.C. rreth 21 vjeç, është intervistuar në praninë e mbrojtësit ligjor. Pas grumbullimit të provave fillestare dhe konsultimit me Prokurorin kujdestar për të mitur, rasti është iniciuar për veprën penale “ Dhunim ”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me vendim të Prokurorit, 20-vjeçari është dërguar në ndalim policor për 48 orë në Qendrën e Ndalimit në Lipjan, ndërsa Njësia Rajonale e Hetimeve po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti të rëndë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com