Një shtetase e huaj është sulmuar me thikë dhe më pas është grabitur mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë. Sipas informacioneve të raportuara, rreth orës , një person ende i panjohur dyshohet se e ka sulmuar viktimën dhe i ka marrë para të gatshme si dhe një telefon celular. Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.
Pas marrjes së ndihmës, ajo është liruar. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e të dyshuarit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
