Aksident në rrugën Fushë Krujë-Tiranë, tre të lënduar

0%

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë pranë zonës së Niklës, në aksin Fushë Krujë–Tiranë, ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë ndërprerja e rrugës nga automjetet në kryqëzim, por rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë konfirmuar, shkruan Abcnews.al. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com