Tielemans çon tutje Belgjikën me përmbysjen dramatike

0%

Shpërndaje në: Youri Tielemans fitoi penallti në minutën e 122-të. U ndal në mënyrë të palejuar në zonë dhe penalltia në të mirë të Belgjikës u dha pas rishikimit të situatës në VAR. Tielemans e mori përgjegjësinë e ekzekutimit të penalltisë dhe realizoi për mrekulli në minutën e 125-të.

Dhe me golin e Tielemansit, i cili e shënoi edhe një tjetër në kohën e rregullt, Belgjika fitoi 3:2 pas vazhdimeve, ndaj përfaqësueses së Senegalit. Ndeshja e zhvilluar në Seattle nisi të mërkurën mbrëma dhe u mbyll pas mesnate. Belgjika pas fitores dramatike ndaj Senegalit, në raundin tjetër të fazës nokaut e pret fituesen e ndeshjes SHBA – Bosnjë-Hercegovina.

Senegali ishte fare pranë avancimit tutje pasi krijoi epërsi prej 2:0. Habib Diarra në minutën e 25-të dhe Ismaila Sarr në minutën e 51-të i shënuan golat. Rikthimi i Belgjikës erdhi nga minuta e 86-të kur shënoi zëvendësuesi Romelu Lukaku. Tielemans i barazoi shifrat në minutën e 89-të për ta barazuar rezultatin në 2:2 dhe e dërgoi ndeshjen në vazhdime.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në 15 minutat e para të vazhdimeve nuk pati gola, ndërsa në minutën e pestë të shtesës, Tielemans u bë hero i belgëve pasi ishte i pagabueshëm nga penalltia. Ky ballafaqim u zhvillua në Seattle.

Burimi: Koha