Numri i personave që kanë vdekur nga dy tërmetet në Venezuelë është rritur në 2,295, sipas presidentit të Asamblesë Kombëtare të vendit. Jorge Rodríguez tha në një deklaratë në televizionin shtetëror se mijëra persona të tjerë janë plagosur. Ai bëri të ditur se numri i të lënduarve ka arritur në 11,267, raportoi agjencia shtetërore turke Anadolu.
Një ditë më parë, numri i viktimave nga tragjedia e së mërkurës së kaluar ishte 1,943, sipas Rodríguez. Po ashtu, numri i të plagosurve ishte rritur pothuajse dyfish, duke arritur në 10,571, raporton skynews . Autoritetet paralajmërojnë se shifrat e viktimave mund të rriten edhe më tej.
Koordinatori rezident i OKB-së në Venezuelë, Gianluca Rampolla del Tindaro, tha se OKB-ja po siguron 10,000 qese për trupa, në marrëveshje me autoritetet. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
