Prokurori Atdhe Dema: Pozita e Kryeprokurorit të Shtetit nuk është e

0%

Pas publikimit të rezultateve të intervistimit të kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit, edhe intervistat. Atdhe Dema është prokuror në Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe nga intervista që dha sot, më , u vlerësua me 89.3 pikë.

Gjatë intervistimit të tij, Dema ka deklaruar se gjithmonë e ka parë Kryeprokurorinë e Shtetit si një prej institucioneve kyçe për funksionimin e mirëfilltë të shtetit. Ai vlerëson se një sistem prokurorial i fuqishëm do të thotë një shtet i fuqishëm.

“Përpos aspektit tim profesional të avancimit në karrierë është edhe kontributi që duhet ta japim, rritja e besimit të qytetarit në sistemin prokurorial, avancimi i standardeve profesionale në sistemin prokurorial… Garantimin e një sistemi prokurorial profesional, të paanshëm dhe me integritet.” – tha Dema gjatë intervistës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për Demën “nuk është pozitë e lehtë” pozita e Kryeprokurorit të Shtetit, por “pozitë e cila me të vërtetë kërkon jashtëzakonisht qëndrim, korrektësi, profesionalizëm, integritet.

Gjatë tërë karrierë sime, gjithmonë kanë ardhë këto në shprehje.” Kur u pyt se cilat do të ishin disa nga veprimet e para që do t’i ndërmerrte si Kryeprokuror i Shtetit, Dema tha se do të vepronte në zhvillimin profesional të kolegëve të tij, prokurorë, rritjen e pavarësisë në aspekt financiar të institucionit, forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, komunikimin e vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse për ndjekjen e veprave penale.

Intervistën e plotë të Demës mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm. Para publikimit të kësaj interviste dhe të intervistave të katër kandidatëve të tjerë për Kryeprokuror të Shtetit, Këshilli Prokurorial i Kosovës publikoi rezultatet e secilit për intervistën. Ata janë intervistuar nga ora deri më .

Sipas rezultateve të intervistimit, kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi, ka dalë me më së shumti pikë (91.6). Naim Abazi 89 pikë, Rafet Halimi 87 pikë dhe Shqipdon Fazliu 86.3 pikë. Bazuar në këtë rezultat, të pesë kandidatët propozohen për votim në Këshill.

Burimi: Kallxo