Influencerja Nara Smith ka bërë të ditur një lajm tronditës për familjen e saj, duke njoftuar se vajza e saj 2-vjeçare, Whimsy Lou, po përballet me kancer.
Në një video emocionale të publikuar në rrjetet sociale, Smith rrëfeu momentet e vështira kur ajo dhe bashkëshorti i saj, Lucky Blue Smith, e dërguan me urgjencë vajzën në spital pasi vunë re disa shenja shqetësuese në gjendjen e saj shëndetësore. Sipas saj, pas ekzaminimeve mjekësore dhe analizave të detajuara, mjekët konfirmuan diagnozën e rëndë.
Çifti ka kërkuar privatësi dhe mbështetje në këtë periudhë të vështirë, ndërsa ndan vetëm pak detaje me publikun, duke u fokusuar te trajtimi dhe kujdesi për vajzën e tyre të vogël.
