Tottenhami thyen rekordin, arrin marrëveshje për Sandro Tonalin

0%

Tottenham Hotspur ka realizuar një nga goditjet më të mëdha të afatit kalimtar, duke arritur marrëveshje për transferimin e Sandro Tonalit nga Newcastle United për një shumë rekord.

Sipas raportimeve nga mediat në Angli dhe Itali, operacioni kap vlerën e 92 milionë funte, plus 7.5 milionë funte bonuse, duke e çuar totalin afër shifrës prej 100 milionë funte (rreth 115 milionë euro me bonuse).

Ky transferim e bën Tonalin futbollistin më të shtrenjtë italian në histori, ndërsa edhe ish-klubi i tij Milan përfiton një pjesë nga shitja, pasi kishte ruajtur një përqindje të ardhshme të kartonit. 🚨 EXCLUSIVE: Tottenham Hotspur reach agreement with Newcastle United to sign Sandro Tonali.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Deal for 26yo Italy international to join #THFC from #NUFC £92.5m + £7.5m in potential add-ons based around multiple Champions League qualifications @TheAthleticFC — David Ornstein (@David_Ornstein) July 1, 2026 Mesfushori italian ka pranuar një kontratë afatgjatë me Tottenhamin, e vlefshme për gjashtë vite, me pagë të raportuar rreth 12 milionë euro në sezon.

Bonuset e marrëveshjes janë të lidhura me objektiva sportive, përfshirë kualifikimin në Champions League, çka e bën marrëveshjen edhe më të kushtëzuar nga suksesi i klubit londinez. Me këtë lëvizje, Tottenham synon të forcojë ndjeshëm mesfushën dhe të ndërtojë një ekip konkurrues për vitet e ardhshme, duke i dhënë një mesazh të qartë rivalëve në Ligën Premier.

Burimi: Telegrafi