Trump pasurohet për 1.4 miliard dollarë nga kriptovalutat: Unë fitoi

0%

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mohuar se është i përfshirë drejtpërdrejt në menaxhimin e fitimeve të familjes së tij nga kriptovalutat, pas publikimit të deklaratës së tij të re financiare, e cila tregon se ai ka raportuar mbi 1.4 miliard dollarë të ardhura gjatë vitit 2025, kryesisht nga bizneset e lidhura me asetet digjitale.

Duke folur për gazetarët, ai u pyet për të ardhurat e mëdha nga sektori i kriptovalutave. “Unë nuk merrem fare me këtë. Kam fonde dhe njerëz që menaxhojnë investimet e mia. Nuk kam parë as ndonjë bilanc financiar. Të gjithë po fitojnë, sepse tregu i aksioneve është në rritje”, tha 80-vjeçari.

Trump fitoi më shumë se një miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin e parë në detyrë Sipas deklaratës financiare të dorëzuar në Zyrën për Etikën e Qeverisë së SHBA-së, pjesa më e madhe e të ardhurave të Trump vjen nga kompania World Liberty Financial, të cilën ai e themeloi së bashku me djemtë e tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dokumentet tregojnë se rreth 800 milionë dollarë janë gjeneruar nga kjo kompani, përfshirë mbi 520 milionë dollarë nga shitja e tokenëve kripto dhe më shumë se 250 milionë dollarë nga shitja e interesave në kompani. Trump raportoi gjithashtu rreth 635 milionë dollarë të ardhura nga monedha e tij meme $TRUMP.

Publikimi i këtyre të dhënave ka nxitur kritika nga ekspertë të etikës dhe kundërshtarë politikë, të cilët argumentojnë se presidenti mund të përfitojë financiarisht nga politikat e administratës së tij në favor të industrisë së kriptovalutave.

Shtëpia e Bardhë i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke theksuar se bizneset e Trump menaxhohen nga fëmijët e tij dhe se nuk ekziston konflikt interesi.

Burimi: Telegrafi