Shtyrja e aktgjykimit në Hagë, Hamza: Specialja po vepron më shumë si

0%

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara për shtyrjen e datës së shpalljes së aktgjykimit në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar procesin si të padrejtë dhe me prapavijë politike. Hamza ka deklaruar se shtyrjet e njëpasnjëshme vetëm sa e forcojnë bindjen se Gjykata Speciale nuk po vepron mbi parimet e drejtësisë.

Sipas tij, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po vazhdojnë të mbahen peng nga një proces që ai e ka cilësuar të padrejtë dhe të pafund.

Postimi i plotë: Shtyrja e përsëritur e afatit për vendimin përfundimtar në rastin kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së vetëm sa e rikonfirmon se Gjykata Speciale në Hagë po vepron më shumë si një instrument politik sesa si një gjykatë që udhëhiqet nga parimet e drejtësisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po vazhdojnë të mbahen peng të këtij procesi të padrejtë dhe të pafund. Paraburgimi i stërzgjatur u është shndërruar atyre në një dënim të padrejtë dhe Gjykata Speciale, përveç se e ka humbur besimin tonë dhe e ka devijuar misionin e saj, po e thellon gjithnjë e më shumë edhe pakënaqësinë e qytetarëve në Kosovë.

Çdo ditë e një procesi të padrejtë është e papranueshme dhe 16 shtatori është datë e largët për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie! Gjykata Speciale cakton 16 shtatorin për shpalljen e vendimit ndaj katërshës së UÇK-së OVL-UÇK paralajmëron protesta pas shtyrjes së aktgjykimit në Hagë, s’e përjashton përshkallëzimin Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com