Dështon nisja e gjykimit në mungesë ndaj 21 të akuzuarve për krime

0%

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dështuar të nisë gjykimi në mungesë ndaj 21 personave të akuzuar për krime lufte gjatë luftës në Kosovë më 1999, që lidhen me dëbimin e qindra mijëra civilëve shqiptarë.

Gjykatësja Medie Bytyqi ka bërë të ditur se seanca nuk mund të vazhdojë, pasi nuk është siguruar në mënyrë të rregullt përfaqësimi ligjor për të gjithë të akuzuarit dhe nuk janë shpërndarë aktakuzat për avokatët në kohë. Pas kësaj, gjykata mori vendim që seanca e radhës të mbahet më 15 shtator në orën .

Ndonëse ishte paraparë që në Gjykatën Themelore në Prishtinë të niste gjykimi në mungesë ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Kosovë e që lidhen me dëbimin e mijëra civilëve shqiptarë, seanca e planifikuar dështoi. Fillimisht, prokurorja speciale, Florije Salihu-Shamolli, tha se ka kushte për zhvillimin e gjykimit në mungesë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Meqenëse janë ndërmarrë të gjitha veprimet dhe të pandehurit kanë qenë të paarritshëm për prokurorinë, në rastin konkret janë plotësuar të gjitha kriteret për të cilën mundet gjykata të filloj shqyrtimet kryesore”, tha ajo.

Por, paqartësia dhe problemet me avokatët e caktuar nga Oda e Avokatëve për mbrojtjen e të akuzuarve, bëri që seanca për shqyrtimin fillestar të shtyhet pas pushimeve të verës.

“Duke vlerësuar se nuk ka kushte për të vazhduar me shqyrtim fillestar duke marrë në konsideratë faktin e pamundësisë të pajisjes me shkresat e lëndës të avokatëve dhe mosprezencës së avokatëve të lartcekur, gjykata merr vendim shtyhet shqyrtim fillestar dhe e caktojmë një datë tjetër”, tha Medie Bytyqi, gjykatëse.

Ndërkaq, Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare, thotë se gjykimet për krimet e luftës nuk duhet të presin, ndërsa Gjykata dhe Oda duhet të kujdesen që të sigurohet prezenca e avokatëve.

“Gjykata duhet të kujdeset në bashkëpunim me Oden e Avokatëve që të sigurohet prezenca e avokatëve të cilët janë të caktuar sipas detyrës zyrtare dhe të mos ndodhin më shtyrje të seancave për arsye se rastet e krimeve të luftës kanë pritur mjaftueshëm kanë pritur 27 vite dhe viktimat e krimeve të luftës sigurisht që me kalimin e kohës vdesin edhe dëshmitarët, vdesin edhe kryerësit e krimeve të luftës”, tha ai.

Prokuroria Speciale më 15 gusht të vitit të kaluar ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 21 personave, kryesisht ish-zyrtarë ushtarakë dhe policorë të strukturave të Serbisë gjatë luftës në Kosovë.

Sipas aktakuzës, të gjithë të akuzuarit dyshohet se gjatë periudhës janar-qershor 1999: kishin kontroll dhe autoritet mbi forcat ushtarake dhe policore në terren, ishin në dijeni për veprime të dhunshme ndaj civilëve shqiptarë, nuk kanë ndërmarrë masa për t’i ndalur apo parandaluar ato veprime. Ata ngarkohen me veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.

Burimi: Bota Sot