Kush është 25-vjeçari që u kap me drogë dhe thikë në Prizren,

0%

Gazeta Sinjali raportoi mëngjesin e sotëm për arrestimin e një 25-vjeçari në Prizren që u kap sërish nga Policia e Kosovës, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arrest për vuajtjen e një dënimi me burgim. Gjatë operacionit të arrestimit, i njëjti është kapur edhe me substanca narkotike dhe armë të ftohtë.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Bajram Qoqajn , i cili u ndalua nga njësia për realizimin e urdhëresave të Stacionit Policor në Prizren. Gjatë kontrollit trupor, policia i ka gjetur tri doza të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 4.20 gramë, një grinder dhe një thikë.

Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku rasti është marrë në trajtim nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ekskluzive | Shkoi ta arrestonte Policia, 25-vjeçarit i gjenden drogë dhe thikë – dërgohet edhe në vuajtje të dënimit njëvjeçar Gjatë intervistimit, ai ka deklaruar se është përdorues i marihuanës dhe se sasinë e gjetur e kishte blerë dy ditë më parë për 30 euro, për përdorim personal.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar procedurë për veprat penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Pas përfundimit të procedurave për këto vepra, Bajram Qoqaj është dërguar në vuajtje të dënimit me burgim prej një viti, në bazë të urdhër-arrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren. Ky nuk është rasti i parë që Qoqaj përballet me drejtësinë.

Sipas të dhënave të mëhershme të publikuara nga Sinjali, ai është i njohur për veprat penale të grabitjes dhe vjedhjes grabitqare, për të cilat Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, në maj të vitit 2024 e kishte shpallur fajtor së bashku me një tjetër të dyshuar.

Në atë rast, Valton Shigjeqi ishte dënuar me 3 vjet e 5 muaj burgim dhe 1 mijë e 600 euro gjobë, ndërsa Bajram Çoçaj me 2 vjet e 10 muaj burgim dhe 1 mijë e 100 euro gjobë. Dyshja akuzoheshin për grabitje në rrugët e Prizrenit, ku viktimave u ishin marrë stoli ari dhe sende personale, përfshirë raste të raportuara edhe më herët në Sinjal.

Këta janë dy hajnat e arrestuar në Prizren, dyshohen për plot raste të grabitjeve dhe vjedhjeve Shpallen fajtorë dy hajnat e njohur nga Prizreni: Gjykata i dënon me mbi 6 vjet burgim dhe rreth 3 mijë euro gjobë Një muaj paraburgim për dy të rinjtë nga Prizreni që u arrestuan për grabitje Dy hajdutët e njohur të Prizrenit arrestohen për një rast të grabitjes, përfundojnë në ndalim policor Këta janë dy hajnat e arrestuar në Prizren, dyshohen për plot raste të grabitjeve dhe vjedhjeve Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com