PDK-ja e quan të padrejtë shtyrjen e vendimmarrjes për Thaçin dhe të

0%

Shpërndaje në: Partia Demokratike e Kosovës e ka quajtur padrejtësi shtyrjen e shpalljes së vendimit në rastin ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale. Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se megjithë vonesat, në fund “do të flasë drejtësia”. “Edhe dita e shpalljes së aktgjykimit po shtyhet sërish.

Këto vonesa të turpshme nuk kanë më asnjë lidhje me drejtësinë. Drejtësia e vonuar nuk është drejtësi. Vonesat mund ta shtyjnë aktgjykimin, por nuk mund ta ndryshojnë të vërtetën”, ka shkruar ajo. E deputeti i zgjedhur i PDK-së, Përparim Gruda, po ashtu e ka quajtur padrejtësi shtyrjen e datës së vendimit. “Tashmë nuk ka më vend për asnjë shtyrje.

Më 16 shtator, në orën , trupi gjykues ka një përgjegjësi historike. Ai ka mundësinë të korrigjojë padrejtësitë që kanë shoqëruar këtë proces, të mbrojë parimet mbi të cilat është ndërtuar drejtësia perëndimore dhe të dëshmojë se drejtësia nuk mund të vonohet pafundësisht pa e humbur vetë kuptimin e saj”, shkroi ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjykata Speciale e ka caktuar 16 shtatorin si datë për shpalljen e vendimit në rastin ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Burimi: Koha