Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se magjistralja Ferizaj–Gjilan, në fshatin Dardani, është liruar plotësisht për qarkullim pas ndërhyrjes së shërbimeve emergjente dhe tërheqjes së ujit nga rruga. Trafiku tashmë po zhvillohet normalisht në të dy drejtimet.
Policia falënderoi qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë menaxhimit të situatës, duke u bërë thirrje shoferëve të tregojnë kujdes për shkak të lagështisë në rrugë. Më herët, reshjet e dendura të shiut shkaktuan vërshime në fshatrat Dardani, Ramjan dhe Zllatar, duke bllokuar përkohësisht këtë segment rrugor. Autoritetet apeluan për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.
