I jashtëzakonshmi Kane e dërgon Anglinë tutje

0%

Shpërndaje në: Harry Kane e ka udhëhequr Anglinë drejt kalimit në 1/8 e finales së Kupës së Botës. Kapiteni Kane i shënoi dy golat e fitores 2:1 të Anglisë ndaj Kongos, të mërkurën mbrëma në Atlanta. Dy golat e fitores në 1/16 e finales, Kane i realizoi në pjesën e dytë. Tani në raundin tjetër të garës, Anglinë e pret Meksika.

“Tre Luanët” u befasuan në minutën e shtatë, me golin që e shënoi Brian Cipenga. Anglia provoi shumë në tërë pjesën e parë dhe nisi furishëm edhe në pjesën e dytë. Por, golin e barazimit e realizoi vetëm në minutën e 75-të. Kane shënoi për 1:1 me kokë nga afërsia, me asistim të Anthony Gordonit.

Gordoni ishte asistues edhe në golin e dytë për kapitenin Kane, që realizoi gol shumë të bukur me gjuajtje të fuqishme. Sulmuesi i Bayern Munichut tani i ka 13 gola në turne të Kupës së Botës. Pesë prej tyre i ka realizuar në Botërorin 2026, që po organizohet në Kanada, Meksikë dhe SHBA. Ndeshjen ndaj Meksikës, Anglia e luan më 5 korrik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha