Vetaksident në autostradën Duhël-Suharekë, Policia në vendngjarje

0%

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një i tillë ka ndodhur pak më parë në autostradën Duhël-Suharekë Nga pamjet shihet se një veturë është përplasur me mbrojtëset e rrugës. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës për të marrë më shumë informacione rreth rastit, por deri në momentin e publikimit nuk ka marrë përgjigje. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com