Llapi e largon Redon Bejtën

0%

KF Llapi ka bërë të ditur se sulmuesi 24-vjeçar, Redon Bejta, është larguar nga klubi pas përfundimit të edicionit 2025/26, me skadimin e kontratës së tij. Bejta ishte pjesë e skuadrës bardhekaltër gjatë sezonit të fundit, ku regjistroi tri paraqitje me ekipin e parë në futbollin kosovar, duke fituar përvojë në nivelin më të lartë të garave vendore.

Sulmuesi u dallua veçanërisht në ekipin U21 të KF Llapit, ku ishte një nga lojtarët kryesorë të sezonit 2025/26. Në 25 ndeshje të zhvilluara, ai realizoi 35 gola dhe kontribuoi me 7 asistime, duke qenë ndër figurat më të spikatura të skuadrës kampione U21.

Burimi: Bota Sot