Një sulmues nga Belgjika për Egnatian

0%

Egnatia prezanton afrimin më të fundit të merkatos. Ibrahim Diabate është zyrtarisht një lojtar i kampionëve të Shqipërisë. 22-vjeçari së fundi ka qenë pjesë e skuadrës së Zulte Waregem në Belgjikë. “Mirë se vjen në familjen e Egnatias, Ibrahim Diabaté!

Sulmuesi vjen nga klubi belg Zulte Waregem për të nisur një aventurë të re me kampionët e Shqipërisë”, shkruhet në njoftimin e klubit rrogozhinas. Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede po përgatitet për turin e parë kualifikues të Champions League, ku do të ketë përballë Petrocub të Moldavisë.

Takimi i parë do të luhet më 8 korrik në transfertë, ndërsa sfida e kthimit është parashikuar për më 15 korrik në stadiumin “Arena Egnatia”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot