Dëbim nga Kosova e nga 700 euro gjobë për serbët e arrestuar gjatë

0%

Nga: Donisa Fazliu Shpërndaje në: Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj 36 të pandehurve për thirrje provokuese me elemente të nxitjes së përçarjes në manifestimin e Vidovdanit, në Gazimestan.

Të pandehurit janë dënuar me nga 700 euro gjobë, e ata që nuk janë shtetas të Kosovës, janë dënuar edhe me ndalesë futjeje në Kosovë për tre vjet Nga 700 gjobë secilit e dëbim nga territori i shtetit me ndalesë futjeje për 3 vjet për ata që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, u ka shqiptuar Gjykata Themelore në Prishtinë, të pandehurve serbë për thirrje nacionaliste në manifestimin e Vidovdanit në Gazimestan.

Sipas Gjykatës, të pandehurit, më 28 qershor, përmes parullave e brohoritjeve kanë bërë provokime. Në ditën e Vidovdanit u ndaluan 36 persona.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Më datë në kompleksin memorial të Gazimestanit, me rastin e festës e Vidovdanit, ku morën pjesë rreth 760 pjesëtarë të komunitetit serb dhe në përfundim të manifestimit, një numër i pjesëmarrësve fillimisht kanë filluar të brohorasin me parulla nacionaliste, konkretisht ‘Kosovo je Srbija’, në gjuhën serbe, duke ngritur tre gishtat në duar, simbol i cili në rrethana konkrete u përmend si shprehje e nacionalizmit dhe e provokimit”, ka thënë gjyqtarja Naime Krasniqi Jashanica.

Në shpallje të aktgjykimit, ajo tha se veprimet e tilla janë kryer pavarësisht vërejtjeve, urdhrave dhe paralajmërimeve të zyrtarëve policorë.

“Në hyrje të kompleksit, të gjithë pjesëmarrësve ishin të pajisur me fletushka njoftuese në tri gjuhë, në gjuhën serbe, shqipe dhe angleze, përmes të cilave të gjithë pjesëmarrësit janë njoftuar për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike dhe iu është bërë thirrje pjesëmarrësve të festojnë në mënyrë të qetë dhe ndalohet çfarëdo thirrje nacionaliste dhe veprim nxitës”, ka thënë Krasniqi Jashanica.

Shoqërimi i të dyshuarve të polici pati nxitur reagime të Listës Serbe dhe të autoriteteve në Beograd, duke e cilësuar veprimin e policisë si përpjekje për frikësim.

Burimi: Koha