Lirohet për qarkullim magjistralja Ferizaj – Gjilan, që u mbyll pas

0%

Shpërndaje në: Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se është liruar për qarkullim rruga në fshatin Dardani, gjegjësisht magjistralja Ferizaj – Gjilan. Kjo rrugë u mbyll si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut. Në njoftimin e policisë thuhet se pas pakësimit të reshjeve të shiut dhe ndërhyrjes së Shërbimeve Emergjente, u bë i mundur largimi i ujit nga rruga.

“Si rrjedhojë, magjistralja Ferizaj – Gjilan, në fshatin Dardani, është liruar plotësisht për qarkullimin e automjeteve dhe trafiku tashmë po zhvillohet normalisht në të dy drejtimet. Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar gjatë menaxhimit të kësaj situate, ndërsa apelojmë te shoferët e automjeteve të kenë kujdes në rrugën me lagështi”, thuhet në njoftim.

Burimi: Koha