Bayern Munich ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit Ismael Saibari nga PSV Eindhoven. Futbollisti 25-vjeçar, i cili aktualisht është i angazhuar me Marokun në Kupën e Botës 2026, do t’i bashkohet klubit bavarez pas përfundimit të turneut. Saibari ka nënshkruar kontratë deri më dhe te Bayerni do të mbajë fanellën me numrin 34.
Anëtari i bordit për sport, Max Eberl, e cilësoi marokenin si një nga sulmuesit më interesantë të Botërorit, duke theksuar se transferimi ishte rezultat i një planifikimi afatgjatë.
Ndërsa drejtori sportiv Christoph Freund vlerësoi cilësinë, fleksibilitetin dhe mentalitetin fitues të lojtarit. 𝑺𝒆𝒓𝒗𝒖𝒔, 𝑰𝒔𝒎𝒂𝒆𝒍! 👋 FC Bayern verpflichtet Ismael Saibari ✍️🔴⚪️ 🔗 pic.twitter.com/hEXb3Fkkg5 — FC Bayern München (@FCBayern) July 1, 2026 Edhe vetë Saibari u shpreh i lumtur për hapin e madh në karrierë, pasi kompletoi transferimin nga kampioni holandez.
“Që fëmijë ëndërron të luash për një klub si Bayern Munich . Dua të fitoj sa më shumë trofe këtu. Bisedat me trajnerin Vincent Kompany luajtën një rol kyç në vendimin tim”, tha ai.
Ismael Saibari, zbulimi i Kupës së Botës 2026 – Historia e jashtëzakonshme e yllit të Marokut I lindur në Terrassa të Spanjës, Saibari u zhvillua te akademia e Anderlechtit, ndërsa iu bashkua PSV-së në vitin 2020.
Me klubin holandez fitoi tre tituj kampionë radhazi, tre Superkupa dhe dy Kupa të Holandës, ndërsa këtë sezon u shpall edhe Futbollisti i Vitit në Holandë. 𝙉𝙚𝙬 𝙗𝙖𝙡𝙡𝙚𝙧 𝙛𝙤𝙧 𝙩𝙝𝙚 𝙗𝙖𝙙𝙜𝙚 ✨🔴 Introducing Ismael Saibari. pic.twitter.com/XCdRAScZEI — FC Bayern München (@FCBayern) July 1, 2026 Me kombëtaren e Marokut, Saibari po zhvillon një Botëror të shkëlqyer, duke shënuar kundër Brazilit, Skocisë dhe Haitit, si dhe realizoi penalltinë vendimtare në eliminimin e Holandës.
