Shirat e rrëmbyeshëm që kanë përfshirë të mërkurën Shkupin dhe një pjesë të madhe të Maqedonisë së Veriut kanë shkaktuar vërshime në disa zona urbane dhe rurale, duke sjellë probleme në qarkullim dhe infrastrukturë.
Si pasojë e reshjeve intensive, disa rrugë janë mbuluar nga uji, ndërsa në disa komuna janë raportuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe probleme në funksionimin e sistemit të kanalizimit.
Institucionet u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e prekura, pasi sipas parashikimeve meteorologjike moti i paqëndrueshëm pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
