Shiu i madh bllokon një pjesë të magjistrales Ferizaj – Gjilan

0%

Shpërndaje në: Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut magjistralja Ferizaj-Gjilan në fshatin Dardani është bllokuar plotësisht për qarkullimin e mjeteve.

“Ju njoftojmë se, për shkak të reshjeve të mëdha të shiut që kanë rënë në fshatrat Dardani, Ramjan dhe Zllatar, rruga magjistrale Ferizaj – Gjilan, në fshatin Dardani, nga sasi e madhe e ujit, është e bllokuar plotësisht për qarkullimin e majtëve, deri në një njoftim tjetër”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka lutur shoferët e automjeteve që të përdorin rrugën alternative nga drejtimi Ferizaj-Gjilan, të përdorin rrugën e fshatit Zllatar ndërsa nga drejtimi i Gjilanit në drejtim të Ferizajt, të përdorin rrugën Dardani-Zllatar, që është rruga skaj kompanisë Metali i Ri. Policia thuhet se është në vendin e ngjarjes dhe po e orienton trafikun.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha