Çitaku: Prizreni, qyteti i parë jashtë ShBA-së që i bashkohet

0%

Prizreni është bërë qyteti i parë në Kosovë dhe njëherësh i pari jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës që i bashkohet programit America250, nismë që shënon 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së.

Vlora Çitaku, deputetja e rizgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, përmes një statusi në Facebook ka cilësuar këtë zhvillim si një moment të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Me këtë rast është përgëzuar kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, si dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në realizimin e kësaj iniciative.

Postimi i plotë: Një lajm që na gëzon nga Prizreni! Prizreni bëhet qyteti i parë, ndërsa Kosova vendi i parë në botë jashtë Shteteve të Bashkuara që i bashkohet programit America250, në kuadër të shënimit të 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së. Urime Kryetarit Shaqir Totaj dhe të gjithë atyre që e bënë të mundur këtë moment domethënës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kjo është një tjetër dëshmi se miqësia me Amerikën nuk është vetëm pjesë e historisë sonë, por edhe e orientimit tonë të palëkundur për të ardhmen. PDK ka qenë gjithmonë në anën e këtij orientimi, duke kultivuar vlerat mbi të cilat u ndërtua shteti i Kosovës: lirinë, demokracinë, partneritetin strategjik dhe mirënjohjen e përhershme ndaj Shteteve të Bashkuara.

Raporti i Kosovës me Amerikën nuk duhet të jetë kurrë çështje e politikës ditore, por interesi ynë më i rëndësishë m shtetëror.

Burimi: Bota Sot