Këto janë tri alternativat e Real Madridit nëse nuk arrijnë

0%

Drejtuesit e Real Madridit kanë intensifikuar punën në afatin kalimtar të verës dhe duket se “Los Blancos” tashmë kanë nisur të përgatiten për një afat kalimtar që pritet të jetë i gjatë, i kushtueshëm dhe me shumë objektiva, veçanërisht për repartin e mesfushës.

Enzo Fernandez mbetet objektivi kryesor për përforcimin e mesfushës, por kërkesa e Chelseat prej rreth 140 milionë eurosh po e detyron klubin madrilen të shqyrtojë alternativa të tjera. Sipas gazetarit Miguel Serrano, nëse operacioni për transferimin e Enzo Fernandez nuk përparon, Real Madridi ka identifikuar tre alternativa kryesore: Kees Smit, Alexis Mac Allister dhe Adam Wharton.

Të tre ofrojnë profile të ndryshme, por konsiderohen opsione të afta për të rritur cilësinë e mesfushës. Rasti i Kees Smit shihet më shumë si një investim për të ardhmen. Mesfushori 20-vjeçar i Alkmaar ka kontratë deri në vitin 2028 dhe konsiderohet një nga talentet më premtues në futbollin evropian.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ylli i Real Madridit përfundon në gjyq – avokatët kërkojnë dënim me burg Vlera e tij në treg llogaritet rreth 25 milionë euro, megjithatë konkurrenca e madhe për shërbimet e tij mund ta rrisë ndjeshëm çmimin e transferimit. Ndërkohë, Adam Wharton përfaqëson një alternativë të ndërmjetme.

Mesfushori anglez 22-vjeçar i Crystal Palace është i lidhur me klubin deri në vitin 2029 dhe vlerësohet rreth 70 milionë euro. Ai dallohet për këmbën e majtë, leximin e mirë të lojës dhe aftësinë për të marrë topin mes linjave, ndërsa gjithashtu ka potencial të madh zhvillimi, edhe pse nuk zotëron ende përvojën e disa kandidatëve të tjerë.

Nga kjo listë, Alexis Mac Allister konsiderohet alternativa më e gatshme nëse transferimi i madh i Enzo Fernandez nuk realizohet.

Mesfushori argjentinas 27-vjeçar i Liverpoolit ka përvojë në nivelet më të larta të futbollit, gëzon reputacion ndërkombëtar dhe mund të luajë si mesfushor ofensiv, por edhe në role më të tërhequra në mesfushë, duke i ofruar fleksibilitet të madh trajnerit të Real Madridit./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi