300 euro gjobë për shoferin e kamionit në Prizren, nuk siguroi

0%

Një gjobë prej 300 euro është shqiptuar ndaj një kompanie në Prizren, pasi drejtuesi i një kamioni nuk kishte siguruar ngarkesën gjatë transportit, duke rrezikuar sigurinë në komunikacion, raporton Sinjali. Sipas Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar më , gjatë patrullimit të rregullt të zyrtarëve të Stacionit Policor Prizren-Veri, në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Prizren.

Gjatë kontrollit është ndalur një kamion që transportonte blloka ndërtimi, ku është konstatuar se ngarkesa nuk ishte siguruar në mënyrën e duhur. Për këtë shkelje, është shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 euro ndaj personit juridik, kompanisë pronare të automjetit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com