Një person ka pësuar lëndime trupore sot në Deçan, si pasojë e një vetaksidenti. Sipas informacioneve, rasti ka ndodhur në rrugën “Tahir Zemaj”. Kjo është konfirmuar nga Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës. Rugova tha se i lënduar është dërguar për tretman në spitalin e Pejës.
“Si pasojë e këtij vetaksidenti përveç dëmeve materiale një person ka pësuar lëndime trupore, e që i njejti është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor ”, deklaroi Rugova.
Burimi:
Bota Sot
