Kombëtarja e Anglisë do të përballet me atë të Republikës Demokratike të Kongos me fillim nga ora në kuadër të fazës së 1/16-tës së Kampionatit Botëror 2026. Të dy përzgjedhësit Thomas Tuchel dhe Sebastien Desabre kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare të kësaj sfide.
Në mungesë të Reece James në krahun e djathtë te Anglia starton Djed Spence, ndërsa Marcus Rashford ka fituar balotazhin ndaj Anthony Gordon në krahun e majtë të sulmit. Pikë reference në sulm për ‘Tre Luanët’ vazhdon të jetë Harry Kane, i cili gjithashtu do të ndihmohet edhe nga Noni Madueke dhe Jude Bellingham.
Te Kongo në anën tejtër nga minuta e parë startojnë emra si Aaron Wan-Bissaka, Axel Tuanzebe dhe Yoane Wissa. Formacionet zyrtare: Anglia : Pickford; Spence, Konsa, Guehi, O’Reilly; Anderson, Rice; Madueke, Bellingham, Rashford; Kane. 🏴 ENGLAND vs DR CONGO 🇨🇩 Starting XI’s confirmed! ✅ pic.twitter.com/Ade9G8VmuP — EuroFoot (@eurofootcom) July 1, 2026 Kongo : Mpasi Nzau; Masuaku, Mbemba, Tuanzebe, Wan-Bissaka; Sadiki, Moutousammy; Cipenga, Mukau, Mbuku; Wissa.
