Shpërndaje në: Chelsea e ka kompletuar të mërkurën transferimin e mbrojtësit të krahut të djathtë të Atalantas, Marco Palestra. Palestra i është bashkuar “bluve” për 57 milionë euro, përfshirë bonuset. 21-vjeçari ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
Palestra thuhej se kishte marrëveshje me Interin, por Chelsea lëvizi shpejtë dhe e bindi futbollistin e talentuar. “Shumë gjëra më bindën të vija te Chelsea që është prej klubeve më të mira në botë. Kemi shumë lojtarë të talentuar, skuadër të fortë dhe trajner si Xabi.
Ai ka folur me mua dhe më ka thënë se më do dhe mezi pres të garojë në Premier League”, ka deklaruar Palestra për faqen zyrtare të klubit. Palestra ishte i huazuar në edicionin e kaluar te Cagliari, dhe u zgjodh mbrojtësi më i mirë i Serie A.
