Sveçla akuzon Ismailin: Dy premtime, dy mashtrime – transporti publik

0%

Shefi i grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka akuzuar përfaqësuesit e PDK-së në kryeqytet dhe kandidatin e kësaj partie për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, për mosrealizim të premtimeve të bëra gjatë fushatës.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka deklaruar se dy prej premtimeve kryesore të Ismailit, transporti publik falas dhe hapja e sheshit “Xhorxh Bush”, kanë marrë, sipas tij, drejtim të kundërt pas ardhjes së PDK-së në pushtetin lokal.

Nga sot hyjnë në fuqi çmimet e reja të biletave të autobusëve në Prishtinë “Uran Ismaili, para disa muajsh, premtonte transport publik falas për qytetarët e Prishtinës. Sot, me PDK-në si subjekti me më së shumti pushtet në Prishtinë, dhe në krye të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, nuk kemi transport falas. Përkundrazi, kemi gati dyfishim të çmimit të biletës”, ka shkruar Sveçla.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai ka përmendur edhe çështjen e sheshit “Xhorxh Bush”, duke pretenduar se premtimi për hapjen e tij nuk është realizuar. Pse u shtrejtuan biletat e transportit publik? Flet Rama “Gjithashtu z. Ismaili premtonte edhe hapjen e sheshit ‘Xhorxh Bush’. Kohë më parë, PDK-ja votoi buxhetin për vazhdimin e ndërtimit të atij sheshi”, ka shtuar ai.

Sipas Sveçlës, këto zhvillime tregojnë se premtimet e dhëna gjatë fushatës nuk janë përmbushur. “Dy nga premtimet kryesore të fushatës, veç për disa muaj në qeverisje, kanë marrë drejtim krejtësisht të kundërt. U dëshmua se për Uranin premtimet zgjasin vetëm deri në ditën kur vjen në pushtet”, ka deklaruar Sveçla. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi