Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka reaguar ndaj vendimit për rritjen e çmimit të biletës së transportit urban, duke e cilësuar atë si pasojë të dështimeve të qeverisjes së PDK-së dhe LDK-së në kryeqytet. Përmes një komunikate për media, LVV ka kërkuar që ekzekutivi ta tërheqë këtë vendim.
“Ky vendim është marrë pa asnjë analizë të qartë, pa asnjë logjikë ekonomike dhe pa asnjë vizion zhvillimor. Prandaj, ne e kundërshtojmë këtë vendim dhe kërkojmë nga ekzekutivi i Kryeqytetit ta tërheqë menjëherë”- shkruhet në komunikatën e lëshuar, më .
LVV vlerëson se pas pesë vitesh qeverisje nuk është realizuar asnjë investim domethënës në Trafikun Urban, duke përmendur mungesën e autobusëve të rinj, përmirësimit të kushteve për udhëtarët dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve. Sipas LVV-së, në vend të investimeve dhe reformave në transportin publik, qytetarët po përballen me rritje të çmimit të biletës.
Në komunikatë ata kujtuan edhe premtimet zgjedhore të PDK-së dhe të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, për zgjidhjen e problemeve në transportin publik, duke përmendur se Uran Ismaili kishte premtuar transport publik falas. “Sot, me PDK-në në pushtet, qytetarët nuk marrin transport falas, por një biletë dy herë më të shtrenjtë”- thuhet ndër të tjera në komunikatë.
Tutje, Vetëvendosje thekson se Komuna e Prishtinës ka planifikuar mbi 8 milionë euro për transportin publik në buxhetin e vitit 2026, duke thënë se qytetarët tashmë financojnë këtë sektor përmes taksave të tyre.
Sipas LVV-së, vendimi për shtrenjtimin e biletës nënkupton se qytetarët “paguajnë dy herë për të njëjtin shërbim, një herë përmes taksave dhe një herë përmes biletës së shtrenjtuar”. Nga data , biletat e transportit publik urban në Prishtinë janë shtrenjtuar, me vendim të kryetari të Prishtnës, Përparim Rama.
Sipas vendimit, bileta e rregullt nga 0.50 euro do të kushtojë 0.80 euro, ndërsa për përdoruesit e kuletës digjitale çmimi do të jetë 0.60 euro. Bileta e rregullt do të kushtojë 0.80 euro, ndërsa përdoruesit e kuletës digjitale do ta paguajnë 0.60 euro.
Komuna e Prishtinës këtë vendim e ka arsyetuar me mundësinë e zhvillimit të procesit të digjitalizimit dhe modernizimit të trafikut urban në kryeqytet.
