Një i lënduar nga përplasja e veturës me trenin në Fushë Kosovë

0%

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Fushë Kosovë, ku janë përplasur një veturë dhe një tren. I lënduari ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Plana.

“Rreth orës kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në Fushë Kosovë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një tren. Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku Rajonal”, ka deklaruar Plana. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com