Aidon Shehu është prezantuar tek klubi i Panathinaikos. Është vetë gjiganti i Superligës greke që e ka njoftuar afrimin e mesfushorit të talentuar shqiptar përmes një postimi në rrjetet sociale. “Mirë se vjen në Athinë”, shkruan klubi teksa sqaron se 19-vjeçari ka firmosur dhe një kontratë 3 vjeçare që do ta mbajë të lidhur me ngjyrat bardhëjeshile deri në vitin 2029.
Nuk dihet ende se çfarë plani ka Panathinaikos me Shehun, nëse do ta vlerësojë gjatë kësaj periudhe për t’i bërë një vend në skuadër, apo djaloshi premtues do të dërgohet sërish në huazim tek një tjetër ekip i interesuar, ku ai mund të marrë minuta. Kështu, aventura e tij në Angli merr fund me Hull Cityn dhe i hap rrugë një tjetër kapitulli të rëndësishëm të karrierës.
