Egnatia shton “forcat” në mesfushë me talentin afrikan

0%

Përmes postimit në rrjetet sociale, klubi i Egnatias ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Ibrahim Diabate. 22-vjeçari e ka bërë debutimin me Bregun e Fildishtë U-23 para 3 vitesh, ndërsa eksperienca e fundit futbollistike në nivel klubesh përkon me Zulte Ëaregem në Belgjikë. “Mirë se vjen në familjen e Egnatias, Ibrahim Diabate!

Sulmuesi vjen nga klubi belg Zulte Ëaregem për të nisur një aventurë të re me kampionët e Shqipërisë”, ka shkruar klubi rrogozhinas. Ekipi i drejtuar nga Nevil Dede do kërkojë avancimin në raundin e parë të Champions League, ndërsa do të përballen me Petrocub të Moldavisë.

Ndeshja e parë do të mbahet në fushën rivale, 8 korrik, kurse ajo e kthimit më 15 korrik, stadiumi “Arena Egnatia”, ora .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot