Një i lënduar nga aksidenti mes veturës dhe trenit në Fushë-Kosovë

0%

Shpërndaje në: Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur mes një veture dhe trenit në Fushë-Kosovë. Policia ka njoftuar se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor. Rasti ka ndodhur gjatë pasdites të së mërkurës. “Rreth orës kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në Fushë Kosovë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një tren.

Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku Rajonal”, ka thënë për KOHËN, zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana.

Burimi: Koha