Vrasja e imamit në Zlipotok të Dragashit, reagon BIK

0%

Bashkësia Islame e Kosovës ka reaguar në lidhje me vrasjen e imamit Gazmen Tairovci në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit.

Në reagimin e BIK thuhet se, pavarësisht motiveve apo rrethanave të rastit, askush nuk ka të drejtë të privojë tjetrin nga jeta, duke theksuar se jeta e njeriut është dhuratë e Zotit dhe cenimi i saj përbën një nga krimet më të rënda si në aspektin fetar ashtu edhe ligjor. “Dënojmë me ashpërsinë më të madhe këtë akt të rëndë kriminal të kryer ndaj imamit Gazmend ef.

Tahirhovci dhe kërkojmë nga organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, në mënyrë që autori i këtij krimi të marrë dënimin e merituar në përputhje me ligjin dhe drejtësia të vihet në vend “, thuhet tutje në njoftim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com