Shpërndaje në: Didier Deschamps është bërë trajneri me më së shumti fitore në histori të Kupës së Botës. Ai ka vendosur rekord me fitoren e 17-të në Kupën e Botës si trajner, duke kaluar Helmut Schonin që kishte 16 fitore si trajner i Gjermanisë Perëndimore. Deschamps e drejtoi Francën në fitoren ndaj Suedisë me rezultat 3:0, në 1/16 e finales të Kupës së Botës.
Me fitoren e arritur të martën, Franca siguroi avancimin në një të tetën e finales. Deschamps nuk e drejtoi ekipin e Francës në fitoren 4:1 ndaj Norvegjisë, në ndeshjen e fundit të fazës grupore. Ai udhëtoi drejt Francës për të marrë pjesë në varrimin e nënës së tij. Por u kthye para ndeshjes kundër Suedisë, të cilën Franca e fitoi bindshëm.
