Nisin patrullimet e përbashkëta të Policisë së Kosovës dhe Policisë

0%

Nga kanë nisur patrullimet e përbashkëta të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shtetit Shqiptar në territorin e Shqipërisë. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ky angazhim realizohet në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet dy policive dhe ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit profesional, rritjen e sigurisë rrugore dhe ofrimin e një shërbimi më efikas për qytetarët.

Patrullimet do të zhvillohen veçanërisht gjatë sezonit veror, kur qarkullimi i qytetarëve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë rritet ndjeshëm. Policia bëri të ditur se aktivitetet do të realizohen në koordinim të ngushtë ndërmjet dy institucioneve, me synim rritjen e sigurisë publike, parandalimin e aksidenteve në trafik dhe respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

“Policia e Kosovës vlerëson lart bashkëpunimin me Policinë e Shtetit Shqiptar dhe mbetet e përkushtuar në zhvillimin e iniciativave të përbashkëta që kontribuojnë në sigurinë e qytetarëve të të dy vendeve”- thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në fund të njoftimit, Policia u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimit dhe të kontribuojnë në krijimin e një ambienti sa më të sigurt për të gjithë.

Burimi: Kallxo