Një talent i bashkohet skuadrës shqiptare në Mal të Zi

0%

Deçiqi nga Tuzi ka synime të mëdha në edicionin e ri në elitën e futbollit të Malit të Zi. Skuadra shqiptare është përforcuar me talentin Petar Ivanoviq. “Deçiqi vazhdon të investojë në të ardhmen!

Me kënaqësi të madhe njoftojmë opinionin se futbollisti i ri dhe shumë premtues Petar Ivanoviq (16) ka nënshkruar kontratë profesionale 3 vjeçare me KF Deçiqin, duke ardhur nga KF Stari Aerodrom. Me talentin, punën dhe përkushtimin e tij, ka fituar mundësinë për të vazhduar zhvillimin e tij futbollistik në klubin tonë, dhe besojmë se e pret një e ardhme e suksesshme me fanellën e Deçiqit.

Ky transferim shënon gjithashtu fillimin e bashkëpunimit ndërmjet KF Deçiq dhe KF Stari Aerodrom, me qëllim të përbashkët zhvillimin e futbollistëve të rinj dhe krijimin e kushteve sa më të mira për avancimin e tyre sportiv. Jemi të bindur se ky bashkëpunim do të sjellë rezultate pozitive dhe do të hapë rrugën për shumë talente të reja në të ardhmen:, t huhet nga klubi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot