Tragjedia në Batllavë, reagon Bulliqi: Ngushëllime familjes,

0%

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka shprehur ngushëllimet e tij më të sinqerta për ndarjen nga jeta të 25-vjeçarit, trupi i pajetë i të cilit u gjet sot në ujërat e Liqenit të Batllavës pas një operacioni kërkim-shpëtimi. Përmes një postimi, Bulliqi ka falënderuar të gjitha ekipet e emergjencave dhe qytetarët që u angazhuan në këtë aksion të rëndë.

“Sapo u informova se është gjetur trupi i pajetë i të riut në Liqenin e Batllavës. Në emrin tim personal dhe të Komunës së Podujevës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes për humbjen e më të dashurit të tyre.

I falënderoj ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës, Zjarrfikësve, QKMF-në e Podujevës dhe gjithë qytetarët që kontribuuan në këtë aksion të kërkim-shpëtimit. Dashtë Zoti që mos të kemi raste të tilla të rënda për të gjithë neve”, ka shkruar Bulliqi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Trupi i pajetë i 25-vjeçarit u nxor sot nga liqeni pas kërkimeve që kishin nisur që nga dita e djeshme nga njësitet e specializuara të zhytësve të FSK-së dhe autoritetet e tjera lokale.

Burimi: Bota Sot