Valdrin Pjetri prezantohet si drejtori i ri i Agjencisë së Trajtimit

0%

Prezantohet drejtori i ri i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Valdrin Pjetri. Ai është pritur dhe prezantuar sot nga vetë ministri i drejtësisë, Toni Gogu, i cili tha se çështja e pronës lidhet me shtetin e të drejtës, zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian.

Gjithashtu ministri ka lënë edhe tre prioritetet, teksa nëpërmjet një postimi në rrjetin social ndau mesazhin e bisedës gjatë prezantimit dhe foto nga takimi. “Sot prezantuam Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Valdrin Pjetri dhe ndamë së bashku prioritetet që do të udhëheqin punën e institucionit në vijim.

Prioritetet tona janë të qarta: më shumë ritëm në trajtimin e dosjeve; transparencë të plotë për qytetarët; integritet dhe standarde të larta shërbimi”, tha Gogu. Gjithashtu ai vlerësoi se përmirësimi i punës në këtë sektor i shërben edhe integrimit: “Çështja e pronës lidhet me shtetin e së drejtës, zhvillimin ekonomik dhe integrimin europian.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për këtë arsye, çdo përmirësim, sado i vogël, ka rëndësi”. Postimi i ministrit Toni Gogu: “Sot prezantuam Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Valdrin Pjetri dhe ndamë së bashku prioritetet që do të udhëheqin punën e institucionit në vijim. Pas çdo dosjeje të pronës qëndron historia e një familjeje, ndaj puna e Agjencisë nuk është vetëm administrative.

Ajo është një shërbim ndaj qytetarëve, ndaj besimit te shteti dhe ndaj së drejtës. Prioritetet tona janë të qarta: më shumë ritëm në trajtimin e dosjeve; transparencë të plotë për qytetarët; integritet dhe standarde të larta shërbimi. Çështja e pronës lidhet me shtetin e së drejtës, zhvillimin ekonomik dhe integrimin europian. Për këtë arsye, çdo përmirësim, sado i vogël, ka rëndësi”.

Burimi: Bota Sot