Dhunimi i Ilir Demaliajt, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

0%

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj analistit, Ilir Demalia, i cili ka pësuar dëmtime në sy. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se Ilir Demaliaj ka deklaruar në polici se është dhunuar sapo ka dalë nga banesa e tij në Tiranë.

Sipas kallëzimit, ai pretendon se autor i ngjarjes është një banor i zonës, i cili e kishte akuzuar se kishte njoftuar policinë për të gjobitur automjetet e parkuara. Ndërkohë policia thote se ka identifikuar autorin e dyshuar dhe e ka shpallur në kërkim, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Po ashtu është bërë bllokimi dhe sekuestrimi i automjetit të përdorur nga autori i dyshuar. Tiranë/Informacion paraprak Sot, më datë , rreth orës , në rrugën “Çamëria”, dyshohet se, për motive të dobëta, është goditur me grusht gazetari, shtetasi I. D., i cili është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta hetimore, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit R. S., i cili është shpallur në kërkim. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në vijim të veprimeve procedurale, është bërë bllokimi dhe sekuestrimi i automjetit të përdorur nga autori i dyshuar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes.

Burimi: Bota Sot