FSK gjen trupin e personit të zhdukur në liqenin e Batllavës

0%

Pjesëtarët e FSK-së të ekipit të kërkim shpëtimit kanë gjetur pas dy ditëve kërkimesh, trupin e pajetë të personit që ishte zhdukur në liqenin e Batllavës, të martën më . “Pas dy ditë kërkimesh ekipet e kërkim shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të personit të zhdukur dje në Liqenin e Batllavës.” – thuhet në njoftimin e FSK-së.

FSK njoftoi se i gjithë operacioni është realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, strukturat komunale të Komunës së Podujevës dhe shoqatat e kërkim shpëtimi. Në pasditen e , një person dyshohej se ishte zhdukur në Liqenin e Batllavës, ndërsa Policia e Kosovës dhe ekipet e kërkim-shpëtimit kishin nisur operacionin për gjetjen e tij.

Policia kishte marrë informatat të martën, më rreth orës për një person që s’kishte dalë nga uji. “Rreth orës , Policia ka pranuar informatën se një person dyshohet se ka hyrë në ujë në Liqenin e Batllavës dhe më pas nuk është parë të dalë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Menjëherë pas pranimit të informatës, janë angazhuar të gjitha njësitë relevante policore, si dhe njësitë e tjera të kërkim-shpëtimit, me qëllim të lokalizimit të personit” – kishin thënë nga Policia e Kosovës.

Burimi: Kallxo