Në Gjykatën e Prishtinës ka dështuar të nisë gjykimi në mungesë ndaj 21 të akuzuarve për dëbimin e mbi 800 mijë shqiptarëve gjatë kohës së luftës më 1999 për shkak të mungesës së disa avokatëve të të akuzuarve. Më ishte paraparë të mbahej shqyrtimi fillestar lidhur me këtë rast.
Në këtë rast të akuzuar janë: Zlatomir Pesiq, Mladen Cirkoviq, Radomir Markoviq, Dushko Adamoviq, Obrad Stevanoviq, Zhivko Trajkoviq, Goran Radosavleviq, Bogolub Janiçeviq, Sllavisha Ivanoviq, Boshko Vukiqeviq, Sreten Popoviq, Nikolla Petroviq, Krsman Jeliq, Lubisha Stojimiroviq, Bozhidar Deliq, Radojko Stefanoviq, Dragan Zhivanoviq, Millosh Doshan, Lubinko Cvetiq, Bozhidar Filiq, dhe Milovan Kovaçeviq.
Sipas Prokurorisë Speciale, veprimet e ndërmarra nga të pandehurit kanë rezultuar me dëbimin masiv të shqiptarëve nga Kosova. Me të filluar seanca e sotme () prokurorja Florije Salihu-Shamolli tha se Prokuroria Speciale i ka ndërmarrë të gjitha veprimet procedurale me rastin e ngritjes së aktakuzës në mungesë.
Sipas PSRK-së, edhe pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të pandehurit në këtë rast kanë qenë të paarritshëm për organet e rendit. Prokurorja Salihu-Shamolli tha se janë plotësuar kushtet ligjore që gjykimi në këtë rast të fillojë. Tutje, gjyqtarja e rastit Medije Bytyqi tha se me datë .
Gjykata i është drejtuar Odës së Avoktëve të Kosovës (OAK) për sigurimin e mbrojtësve sipas detyrës zyrtare për të akuzuarit në këtë çështje penale. Sipas Bytyqit, OAK nuk e ka njoftuar me kohë gjykatën për listën e avokatëve të cilët do t’i përfaqësojnë të pandehurit në këtë rast.
Në këto rrethana, gjyqtarja tha se gjykata e ka pasur të pamundur që mbrojtësit e të akuzuarve t’i pajisë me aktakuzën e rastit. Gjykata ndërpreu seancën për disa minuta me qëllim që të gjithë mbrojtësit e të akuzuarve të pajisen me aktakuzën e rastit.
Pas kthimit në seancë, gjyqtarja Medije Bytyqi njoftoi se pas komunikimit me Odën e Avokatëve, gjykata është njoftuar se nga OAK për të pandehurin Krsman Jeliq është caktuar sipas detyrës zyrtare avokati Adhurim Gashi. I pranishëm në seancë nuk ishte avokati Gashi, për të cilin gjyqtarja tha se i njëjti mosprezencën e tij nuk e ka arsyetuar. I njëjti u paraqit në fund të seancës.
Nga gjykata u konstatua se në seancë pas pauzës nuk janë rikthyer avokatët Zanfir Kryeziu dhe Zyhdi Axhemi. Gjyqtarja Bytyqi tha se për avokatët të cilët nuk prezentojnë në seancë, gjykata do të veprojë konform dispozitave ligjore. Ajo deklaroi se në mungesë të avokatëve të lartëpërmendur nuk ka kushte ligjore për vazhdimin e seancës. Seanca e shqyrtimit fillestar u caktua për datën .
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më ka ngritur aktakuzë ndaj 21 personave për krime lufte kundër popullatës civile, të kryera gjatë periudhës janar-qershor 1999.
KALLXO.com ka siguruar dosjen e Prokurorisë ndaj të pandehurve Zlatomir Pesiq, Mladen Cirkoviq, Radomir Markoviq, Dushko Adamoviq, Obrad Stevanoviq, Zhivko Trajkoviq, Goran Radosavleviq, Bogolub Janiçeviq, Sllavisha Ivanoviq, Boshko Vukiqeviq, Sreten Popoviq, Nikolla Petroviq, Krsman Jeliq, Lubisha Stojimiroviq, Bozhidar Deliq, Radojko Stefanoviq, Dragan Zhivanoviq, Millosh Doshan, Lubinko Cvetiq, Bozhidar Filiq, dhe Milovan Kovaçeviq.
I pandehuri Zlatomir Pesiq po akuzohet në cilësinë e komandantit të Rrethit Ushtarak në Prishtinë, i pandehuri Mladan Cirkoviq në cilësinë e komandantit të Brigadës 15 të Blinduar të Ushtrisë së Republikës Federale të Jugosllavisë, i pandehuri Radomir Markoviq në cilësinë e shefit të Divizionit të Sigurimit Shtetëror (RDB, pjesë e MPB-së serbe), i pandehuri Dushko Adamoviq në cilësinë e ndihmësit të kryeshefit në administratën policore në MPB, i pandehuri Obrad Stevanoviq në cilësinë e shefit të Administratës të RJB (Njësive të Veçanta të Policisë-PJP) MPB-së për Kosovë, i pandehuri Zhviko Trajkoviq në cilësinë e komandantit të Njësive Speciale Antiterroriste (SAJ), i pandehuri Goran Radosavleviq në cilësinë e komandantit kundër terrorizmit i Njësive të Veçanta të Policisë dhe për nënnjësitë që njiheshin si Grupe Operative Ndjekëse në kuadër të MPB të Serbisë.
I pandehuri Bogolub Janiçeviq po akuzohet në cilësinë e kryeshefit të SPB (SUP) Ferizaj në vitet 1998-1999, i pandehuri Sllavisha Ivanoviq në cilësinë e shefit të sektorit në SPB Prishtinë, i pandehuri Boshko Vukiçeviq në cilësinë e shefit të sektorit për delikeë gjaku në SPB Prishtinë, i pandehuri Sreten Popoviq në cilësinë e komandantit të togut të grupit operacional OPG, i cili i përkiste njësisë 123 të ndërhyrjes policore të njësive të Policisë (PJP), i pandehuri Nikolla Petroviq në cilësinë e komandantit të Brigadës 175 të Këmbësorisë, i pandehuri Krsman Jeliq në cilësinë e komandantit të Brigadës 243 të Mekanizuar të Ushtrisë së Republikës Federale të Jugosllavisë, i pandehuri Lubisha Stojimiroviq në cilësinë e komandantit të Brigadës 72 të Forcave Speciale të Ushtrisë së Republikës Federale të Jugosllavisë.
I pandehuri Bozhidar Deliq po akuzohet në cilësinë e komandantit të Brigadës 549 të Mekanizuar të Këmbësorisë të Ushtrisë së Republikës Federale të Jugosllavisë, i pandehuri Radajko Stefanoviq në cilësinë e komandantit të Brigadës 52 të Artilerisë së Përzier të Ushtrisë së Republikës Federale të Jugosllavisë, i pandehuri Dragan Zhivanoviq në cilësinë e komandantit të Brigadës 125 të Motorizuar të korpusit të Prishtinës të Ushtrisë së Republikës Federale të Jugosllavisë, i pandehuri Millosh Doshan në cilësinë e komandantit të Brigadës 52 të Mbrojtjes Kundërajrore të Ushtrisë së Republikës Federale të Jugosllavisë, i pandehuri Lubinko Cvetiq në cilësinë e kryeshefit të SPB Mitrovicë, i pandehuri Bozhidan Filiq në cilësinë e kryeshefit të SPB në Ferizaj, i pandehuri Milovan Kovaçeviq në cilësinë e shefit të Sekretariatit të Punëve të Brendshme në Gjakovë (SUP). 21 të akuzuarit nga Prokuroria Speciale po akuzohen se gjatë muajve janar-qershor të vitit 1999 gjatë konfliktit të armatosur dhe luftës në Kosovë kanë ushtruar autoritet dhe kontroll efektiv mbi forcat që vepronin nën përgjegjësinë e tyre.
Sipas aktakuzës, 21 të akuzuarit kanë qenë në dijeni dhe kanë pasur informacione që kanë pasur në dispozicion, raporteve operative, komunikimeve të brendshme, dhe prezecës nëpër zona kanë qenë në njohuri të mjaftueshme për të ditur se në forcat nën komandën ose kontrollën e tyre po kryeheshin veprime që përfshinë shkatërrimin e pronës, djegien e shtëpive dhe objekteve të infrastrukturës civile, përndjekjen dhe ndalimin arbitrar të personave në baza etnike, përfshirë sulme të armatosura ndaj fshatrave dhe qyteteve të banuara me popullsi civile shqiptare me qëllim të zhvendosjes me dhunë.
Sipas aktakuzës, këto veprime të të akuzuarve në fund rezultuan me organizmin e kolonave të detyruara të civilëve shqiptarë me qëllim dëbimin nga Kosova drejt kufijve shtetërorë në drejtim të Republikës së Shqipërisë dhe Maqedonisë, që në përgjithësi ishin rreth 862,979 civilë të dëbuar.
Sipas aktakuzës të pandehurit nuk kanë ndërmarrë masat e nevojshme dhe të arsyeshme që ishin në kompetencë dhe përgjegjësinë e tyre për të parandaluar kryerjen e ketyre veprimeve, për t’i penguar autorët ose për të raportuar aktet e kundërligjshme tek autoritetet përkatëse.
Sipas aktakuzës, të pandehurit e lartëcekur akuzohen se kanë kryer veprën penale – krime lufte kundër popullatës civile. Kjo aktakuzë është ngritur për gjykim në mungesë. Me rastin e ngritjes së kësaj aktakuze më ishte mbajtur edhe një konferencë për media nga Prokuroria Speciale .
Prokurori i rastit, Atdhe Dema, në këtë konferencë ka thënë se për ngritjen e kësaj aktakuze ka pasur hetime intensive për vite të tëra. Prokurori Atdhe Dema kishte bërë të ditur se deri më tani, të pandehurit janë të paarritshëm për autoritetet kosovare. “Ne kemi bërë kërkesë për urdhër-arrest dhe fletërreshtim ndërkombëtar me kohë, i kemi ndërmarrë te gjitha veprimet e nevojshme.
Deri në këtë moment, ata janë të paarritshëm për ne” – kishte deklaruar prokurori. Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, kishte thënë se kjo aktakuzë përbën hap të rëndësishëm për vendosjen e përgjegjësisë për vuajtjet që i janë shkaktuar popullatës në Kosovë. Gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri në 1999, u vranë mbi 13,000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.
Rreth 1,500 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë. Në vitet e fundit, numri i aktakuzave të ngritura në Kosovë për kryerjen e veprës penale – krim i luftës kundër popullatës civile, është rritur dukshëm. Qindra shqiptarë nga Kosova të vrarë nga forcat serbe janë gjetur në varreza masive në Serbi.
Trupat e tyre janë bartur nga forcat serbe me qëllim që të fshihen krimet. Udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të Serbisë janë arrestuar, gjykuar dhe dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për ish-Jugosllavi për krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë.
Ndër ta ishte edhe Sllobodan Millosheviqi, i cili vdiq në burg pa arritur të dënohet për përgjegjësinë në urdhërimin e krimeve të luftës në Kosovë.
Gjykimet për krimet e luftës Për masakrat dhe krimet e tjera të luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë nga forcat serbe e jugosllave gjatë luftës së viteve 1998/1999 ishin gjykuar, e disa edhe dënuar, ish-udhëheqësit më të lartë politikë dhe ushtarakë të Jugosllavisë së mbetur dhe të Serbisë.
Ish-presidenti i Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq ishte akuzuar për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit, të kryera nga forcat serbe e jugosllave në Kosovë. Millosheviq ishte akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të kryera edhe në luftërat në Bosnjë dhe Hercegovinë, si dhe në Kroaci.
Gjykimi i tij në Gjykatën ndërkombëtare penale për ish-Jugosllavinë (ICTY), me seli në Hagë, nuk kishte marrë epilog pasi Millosheviq kishte vdekur më në qeli teksa po mbahej në paraburgim. Millan Millutinoviq, ish-kryetari i Serbisë, ishte liruar nga akuzat për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë.
Nikolla Shainoviq, zëvendëskryeministër i Republikës Federale të Jugosllavisë, ishte dënuar me 18 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës. Dragolub Ojdaniq, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 15 vjet burg për krime kundër njerëzimit.
Nebojsha Pavkoviq, ish-komandanti i Armatës së Tretë të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 22 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës. Vlladimir Llazareviq, ish-komandanti i Korpusit të Prishtinës të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 14 vjet burg për krime kundër njerëzimit.
Sreten Llukiq, ish-shefi i stafit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë për Kosovë, ishte dënuar me 20 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës. Aktgjykimin të plotë, në gjuhën angleze, e gjeni këtu.
