Raporti i OKB-së sheh përfitime të mundshme të mëdha e rreziqe të

0%

Zhvillimi i shpejtë i Inteligjencës Artificiale ofron përfitime të mëdha potenciale për vendet dhe njerëzit në mbarë botën, por njashtu paraqet rreziqe të mëdha, kanë vlerësuar 40 shkencëtarë dhe ekspertë të njohur në raportin e parë të panelit të pavarur shkencor të OKB-së mbi teknologjinë, ka raportuar të mërkurën () Reuters .

Raporti, që do t’u paraqitet qeverive në Dialogun Global të OKB-së inaugurues mbi qeverisjen e Inteligjencës Artificiale në Gjenevë më 6 deri në 7 korrik, ofron vlerësimin e parë global, të pavarur shkencor të Inteligjencës Artificiale, me një raport më të plotë dhe gjithëpërfshirës të planifikuar për vitin e ardhshëm.

Anëtarët e panelit u zgjodhën nga çdo rajon i botës, dhe anëtarët shërbejnë mandatin trevjeçar, të pavarur nga çdo qeveri, institucion apo kompani.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Më poshtë janë disa detaje nga raporti paraprak: Hartuesit e politikave kanë nevojë për prova shkencore për të qeverisur Inteligjencën Artificiale, por aftësitë e saj po tejkalojnë kuptimin shkencor dhe aftësinë e qeverive për t’u përshtatur, me pak metoda të disponueshme për të kontrolluar sisteme shumë autonome të IA-së.

Bashkëkryesuesi i panelit, Yoshua Bengio, spikati provat në rritje të sjelljes mashtruese të Inteligjencës Artificiale dhe ka theksuar se shkenca nuk mund të garantojë se Inteligjenca Artificiale nuk do të shkaktojë dëme katastrofike “as vetë, as për shkak të përdoruesve keqdashës”, ndërsa aftësitë rriten.

“Përfitimet e mundshme të Inteligjencës Artificiale janë të mëdha”, nxjerr përfundimin raporti. “Zbatimi i shpejtë dhe i pakontrolluar i teknologjisë në shkallë të gjerë gjithashtu paraqet rreziqe të konsiderueshme, duke përfshirë dëmet në shëndetin mendor të përdoruesve, përdorimin e mundshëm si mjet shkatërrues, ndikimet në sistemet sociale, ekonomike dhe mjedisore, dhe sfidat që lidhen me kontrollin e teknologjisë”.

Përvetësimi i Inteligjencës Artificiale është përshpejtuar gjerësisht, por pabarabartësisht, në të gjitha vendet dhe sektorët. Globalisht, mbi një miliard njerëz tani përdorin Inteligjencë Artificiale komunikuese çdo javë, por përvetësimi në vendet në zhvillim mbetet prapa.

Zhvillimi i Inteligjencës Artificiale është edhe më i përqendruar, me SHBA-në që përbën 75 për qind të fuqisë llogaritëse midis 500 superkompjuterëve më të mirë të Inteligjencës Artificiale në botë, dhe Kinën 15 për qind.

Edhe pse në mbarë botën fliten më shumë se shtatë mijë gjuhë, modelet aktuale të Inteligjencës Artificiale trajnohen vetëm për një pjesë të vogël dhe përkthimi automatik i disa gjuhëve është përplot gabime që mund të ndikojnë në diagnozat shëndetësore dhe vendimet e trajtimit.

Rreziqet përfshijnë ndikime të mundshme negative në të drejtat e njeriut, sistemet sociale dhe mjedisin, me materiale abuzimi seksual të fëmijëve të gjeneruara nga Inteligjenca Artificiale dhe dhunë seksuale të mundësuar nga deepfake që qarkullojnë më shpesh.

Inteligjenca Artificiale e bën njashtu më të lehtë prodhimin dhe synimin e përmbajtjes bindëse në shkallë të gjerë, duke i kontribuar “gërryerjes graduale të integritetit të informacionit që mund të dobësojë besimin publik, kohezionin social dhe diskutimin demokratik”.

Shumica e vendeve, përfshirë ekonomitë e përparuara, nuk kanë ekspertizën teknike për t’i vlerësuar modelet e reja më të afta të Inteligjencës Artificiale. ose për të marrë pjesë në mënyrë kuptimplote në qeverisjen e tyre. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

Burimi: Kallxo