Collina: Rregullat e reja që po aplikohen në Botëror janë efikase

0%

“Para fillimit të Kupës së Botës, u vendos të futeshin disa rregulla të reja, veçanërisht në lidhje me vonesat e lojës, me qëllim që të zvogëlohej koha e humbur gjatë ndeshjeve dhe të rritej koha që topi qëndronte në lojë”, deklaroi ish-gjyqtari Pierluigi Collina.

Kreu i gjyqtarëve dhe kryetar i Komisionit të Gjyqtarëve të FIFA, më tej shtoi: “Limiti prej pesë sekondash u lejonte lojtarëve të kryenin një goditje nga porta ose një rivënie anësore, limiti prej dhjetë sekondash për të lënë fushën e lojës në rastin e zëvendësimeve dhe periudha njëminutëshe jashtë fushës pas një dëmtimi: të gjitha këto masa u respektuan në përgjithësi dhe rezultuan shumë efektive dhe u konsideruan unanimisht si risi shumë pozitive.” “Për të rritur ritmin e ndeshjes, gjyqtarëve u është këshilluar të mos penalizojnë kontaktin normal të futbollit dhe t’i kushtojnë vëmendje situatave specifike që mund të lindin për shkak të taktikave të ekipeve të caktuara“, vazhdoi Collina.

Aio analizoi në detaje të gjitha incidentet që kanë ndodhur deri më tani në fazën e grupeve: “Një shembull është kur lojtarët sulmues përpiqen të pengojnë mbrojtësit të lëvizin. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur taktika synon të pengojë portierin kundërshtar të mbrojë portën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Trajnerët dhe lojtarët janë informuar për këtë, kështu që nuk duhet të jetë çudi që gjyqtarët po i penalizojnë këto faulle.”

Burimi: Bota Sot