Kërkohet paraburgim për menaxherin e një moteli në Ferizaj, për

0%

Shpërndaje në: Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit me inicialet E.Gj., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion” dhe “Ofrimi i lokaleve për prostitucion”, të parapara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se gjatë muajit qershor 2026, në rrugën “Ilir Konushevci” në Ferizaj, i dyshuari, në cilësinë e menaxherit të një moteli, kishte vënë në dispozicion objektin e tij për ushtrimin e prostitucionit.

Po ashtu, Prokuroria dyshon se ai kishte punësuar një grua me inicialet B.Xh. me qëllim që të ofronte shërbime seksuale kundrejt pagesës për klientët e motelit. Sipas njoftimit, më , pas zbatimit të masave të veçanta hetimore, i dyshuari është kapur në flagrancë dhe është arrestuar nga zyrtarët policorë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, E.Gj. ndodhet nën masën e ndalimit 48-orësh, ndërsa Prokuroria ka kërkuar caktimin e paraburgimit ndaj tij. Shënim: Në njoftimin e Prokurorisë figuron viti 2026, megjithatë kjo mund të jetë një gabim teknik, duke qenë se arrestimi është raportuar së fundmi.

Burimi: Koha